MENU
klinika

Deklarata

“Don’t f*ck them”, Kumbaro reagon pas mesazhit që ‘çmendi’ rrjetin

05.11.2018 - 14:06

“Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, ishte shprehja e një ditë më parë nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që bëri xhiron në rrjetet sociale dhe lumit të madh të komenteve që e pasuan.

Ndërkohë sot ka reaguar vetë ministrja për meszhin në fjalë.

Me një shënim në faqen e saj në Facebook, ajo sqaron mesazhin që dha, duke shkruar se “këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim”.


Postimi i Kumbaros

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,
I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti?