MENU
klinika

Detajet

Mosdekretimi i Lleshit/ Ruçi ‘kokë më kokë’ me Ballën pas Metës

05.11.2018 - 14:20

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe Sekretarin e Përgjithshëm te kryeministrisë Engjell Agaçi, pas takimit rreth 60 minutësh me presidentin e Republikës, Ilir Meta me kërkesë të këtij të fundit.

Në fokus të diskutimit ka qenë refuzimi i presidentit për të mos dekretuar gjeneralin Sandër Lleshi si ministër të Brendshëm.

Presidenti Meta refuzoi dekretimin e Lleshit me arsyetimin se nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin, por Rama nuk është tërhequr duke njoftuar në mbledhjen e grupit të PS se gjeneral Lleshi do të emërohet në postin e zv/ministrit të brendshëm, por do të gëzojë kompetencat e ministrit.