MENU
klinika

Zaev: Ngushëllime për jetët e humbura

Dhjetë viktima nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë

09.09.2021 - 07:55

Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në spitalin Covid në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë ai nuk përjashton mundësinë që numri i viktimave të rritet.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Tëitter.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike në Tetovë që u ka marrë jetën të paktën 10 personave. Në një deklaratë zyrtare, Zaev ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Ai shton se shkaqet e zjarrit do të zbardhen dhe se për këtë shkak organet e gjyqësisë janë në terren.

“Një tragjedi e vërtet ka ndodhur në kovid qendrën në Tetovë. Shpërthimi ka shkaktuar zjarr. Zjarri është shuar, por ka shuar edhe shumë jetëra. Lufta për jetë po vazhdon, ndërkaq të gjitha shërbimet kanë reaguar me shpejtësi dhe po shpëtojnë jetë. Shpreh ngushëllim deri tek familjet dhe më të afërmit e të vdekurve dhe shpresoj që të lënduarit të shpëtojnë sa më shpejtë. Arsyet për zjarrin do të konfirmohen, dhe për këtë shkak organet e gjyqësisë janë në teren. Kjo me të vërtetë është një ngarje tragjike dhe ju sigurojë se i tërë kreu shtetëror është duke punuar në zgjidhjen e situatës. Për momentin është duke u zhvilluar shtabi i krizës në komunën e Tetovës,”– ka deklaruar kryeministri Zaev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po trajtoheshin pacientët e infektuar

Merr flakë spitali në Tetovë, raportohen viktima