MENU
klinika

Shigjeton opozitën

Xhafa komenton operacionin e policisë: S’ është show

05.11.2018 - 15:24

Edhe pse paraqiti dorëheqjen, Fatmir Xhafaj mbetet ende ministri në detyrë i Punëve të Brendshme.

Ditën e sotme ai ka komentuar operacionin e policisë të nisur që prej 20 shtatorit të këtij viti ‘Ndëshkimi i të fortëve’.

Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj thotë se ky operacion nuk është show, por përballje reale me krimin.

Ministri shigjeton gjithashtu edhe opozitën teksa thotë se daullexhinjtë vazhdojnë avazin me akuza.

xhafa del nga ministria-konica.al
xhafa del nga ministria-konica.al

“Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin.

Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. #ForcaeLigjitnëTerritor

Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit.

Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë Daullexhinjtë avazin ”– thotë Xhafaj.

Kujtojmë se reagimi i Xhafës vjen një ditë para mbledhjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra e ministrit pas dorëheqjes.