05.11.2018 - 15:48
Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi ka postuar në Twitter flamurin e Kosovës, i cili është vendosur në Katredralen mesjetare Notre Damme de Paris për të shënuar festimet e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
“Flamuri i Kosovës valon për herë të parë në Notre Damme de Paris – në kuadër të komemoracionit të përvjetorit të njëqindtë të përfundimit të Luftës së Parë Botërore“, ka shkruar Gashi.
Por, ky postim nuk është pëlqyer nga serbët në rrjetet sociale ndërkohë që në Serbi ka pasur edhe reagime zyrtare përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, i cili e ka quajtur skandal vendosjen e flamurit por e ka pranuar se Beogradi nuk mundet ta ndalë këtë. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përmbledhja ditore e rajonit
Ministria e Jashtme e Kosovës: Grenada nuk e tërheq njohjen
Deklarata për njohjen
Ministria e Jashtme e Kosovës reagon ndaj Daçiçit
Tërheqjet e njohjeve