MENU
klinika

Policia blindon kryeqytetin, si devijohet trafiku

Vizita në Tiranë, mbërrin kancelarja gjermane Angela Merkel

14.09.2021 - 10:17

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrritur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ajo është pritur në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman Petter Zingraf.

Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes së kancelares në pallatin e Brigadave ndërkohë që do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.

Kancelarja gjermane ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Takimi i sotëm në Tiranë, është i fundit në kuadër të këtij procesi që vetë Kancelarja e ka konsideruar të rëndësishëm për vetë Ballkanin dhe Europën, si dhe për t’i dhënë shtytjen e fundit 6 vendeve pjesë e këtij procesi se bashkëpunimi rajonal në ekonomi është pikënisja e të gjitha proceseve të tjera.

Takimet e sotme për “Procesin e Berlinit” është një sinjal i qartë edhe për vetë krerët e qeverive të këtyre vendeve mbi mbështetjen e vazhdueshme që Merkel ka dhënë për Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të Berlinit dhe nuk përjashtohet mundësia e dhënies së porosive të fundit për ta.

Gjithashtu, mësohet se vizita e Kancelares në Ballkan mësohet se është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtysë partisë së saj, Unionit KristianoDemokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Angela Merkel vjen në Tiranë. Vizita e Kancelares në Tiranë pritet të ketë në qendër të vëmendjes mundësimin e vijimit të projektit të nisur prej saj, “Procesit të Berlinit”. “Procesi i Berlinit”, nisi në vitin 2014 me iniciativën personale të Angel Merkelit, u shndërrua në arritjen kryesore në politikën e jashtme të Kancelares.

Policia blindon kryeqytetin, si devijohet trafiku

Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në Tiranë për shkak të vizitës se Angela Merkel. Për 4 orë kryeqyteti do të blindohet nga forcat e Policisë, ndërsa disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes. Konkretisht ata ftohen që nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të shmangin akset Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri te Pallati i Brigadave, ndërsa kërkon nga drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.