MENU
klinika

''Adieu, Angela!''

Gjermanët përcjellin ëmbëlsisht, Merkelin…

15.09.2021 - 14:22

          Për pak ditë dhe pas 16 vjetësh në krye të Gjermanisë, ikën Kancelarja Merkel.

Sakaq, një kompani ëmbëlsirash po shpreson ta ëmbëlsojë këtë largim, me një specialitet të veçantë, për përkrahësit e saj.

“Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila, do të tërhiqet dhe e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendosë këtë, si kujtim në shtëpi”, – tha Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenwaelder Marzipan” në Bavari.

 

“I kemi përgatitur që të rezistojnë deri në  dy vjet, prandaj njerëzit mund t’ia zgjasin kohën Merkelit edhe për dy vjet” – shtoi Zuber duke qeshur.

German confectioners produce Marzipan cookies depicting German Chancellor Angela Merkel, ahead of the September 26 elections, in Weilbach, Germany, September 14, 2021. REUTERS/Annkathrin Weis

Kompania njihet për prodhimin e ëmbëlsirave prej katër dekadash dhe po ashtu, duke ruajtur edhe traditën për përgatitjen e disa nga specialitetet pa makineri.

Ideja për prodhimin e ëmbëlsirës me portretin e Merkelit, erdhi disa muaj më parë dhe tashmë, stafi prej 8 vetësh, po punon për kompletimin e linjës së ëmbëlsirave, sipas ”Reuters”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel