MENU
klinika

Do të presë mijëra afganë

Greqia ngre kampin e ri

19.09.2021 - 12:04

Greqia ka përuruar së fundmi një kamp të ri emigrantësh, i cili mund të strehojë deri në 3000 njerëz, për të përballuar fluksin e afganëve që largohen nga vendi i tyre si pasojë e talebanëve.

Kampi i financuar nga BE, i cili u hap në ishullin Samos, është i pari nga 5 objekte të ngjashme që do të hapen dhe në ishujt e tjerë grekë në muajt e ardhshme.

Forcat private sigurie do të patrullojnë perimetrin e qendrës së pritjes që do të mbrohet me gardhe çeliku dhe me tela me gjemba.

Mijëra refugjatë do të vendosen në dhoma me 6 shtretër dhe do të kenë mundësinë të përdorin facilitetet në kamp.

450 azilkërkuesit e parë që aktualisht banojnë në një kamp tjetër do të vendosen në objektin e ri të hënën, pasi ministrat grekë vlerësuan kampin e tyre të ri si modern dhe të sigurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çdo manovër diplomatike që po bëhet për t’i mbyllur rrugën Turqisë..."

“Problemi” turk në Mesdhe (që çon veçse në luftë)


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi