MENU
klinika

Nga The Washington Times

Erdogan nuk njeh kufij, presion dhe shantazh edhe në kohë krize

22.03.2020 - 15:12

Ndërkohë që Bashkimi Evropian po përpiqet të merret me pandeminë e koronavirusit dhe efektet tregtare të Brexit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po shantazhon BE-në.

Në vitin 2015, afro 2 milion refugjatë sirianë, irakianë dhe afganë kaluan përmes Turqisë në BE. Kjo synonte kryesisht Gjermanine, dhe, për shkak se “Marrëveshja e Shengenit” e BE-së mundëson kalimin e lirë midis pothuajse të gjitha vendeve anëtare të saj, deri në 1 milionë refugjatë arritën atje.

Çështja u mbyll me një marrëveshje midis BE-së dhe regjimit të Erdoganit, BE i pagoi Turqisë rreth 6 miliardë dollarë. Aktualisht, rreth 4 milion refugjatë janë në Turqi.

Më 28 shkurt, Erdogani hapi përsëri portën për në Evropë, duke u thënë dhjetëra mijëra refugjatëve afër kufirit midis Greqisë dhe Turqisë se ata mund të hynin në BE përmes Greqisë. Policia kufitare greke i rezistoi situatës, por veprimi i Erdoganit ishte i mjaftueshëm për të filluar një krizë tjetër të imigracionit.

Përleshjet e dhunshme shpërthyen në kufirin turko-grek duke bërë që presidenti qiprias Nicos Anastasiades të thoshte se Evropa po paguante çmimin dhe t’i kërkonte BE-së që të mos i gjunjëzohej shantazhit të Erdoganit.

Erdogani rriti presionin ndaj BE-së, duke thënë se ai refuzonte ofertën e BE për një miliard dollarë shtesë dhe se BE duhet të mbante një “pjesë të barrës”.

Ideja e Erdogan për një “pjesë të drejtë” të barrës shkon përtej çështjes së refugjatëve. Ajo që Erdogan dëshiron më shumë është të detyrojë BE të bashkohet me fushatën e tij ushtarake në Siri.

Forcat turke kanë hyrë në Siri dhe kanë angazhuar drejtpërdrejt forcën e diktatorit sirian Bashar al-Asad. Avionët turq kanë rrëzuar së paku dy avionë sirianë dhe forcat tokësore të Turqisë po luftojnë për kontrollin e Idlibit.

Në fillim të këtij muaji, Erdogani arriti një marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin për të parandaluar një shpërthim të luftës midis dy kombeve. Kishte shumë arsye që ata ta bënin këtë. Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruan një traktat rreth pesë vjet më parë për të ruajtur së bashku regjimin e Asadit të Sirisë, dhe në vitin 2018 Rusia dhe Turqia ranë dakord për një zonë de-përshkallëzimi në një pjesë të Sirisë.

Por, e gjitha kjo nuk do të parandalojë luftimet e mëtejshme siriane-turke. Gjatë javës së parë të marsit, u vranë 34 trupa turke. Kështu, Erdogan kërcënoi Sirinë me humbje më të mëdha nëse forcat e saj nuk tërhiqeshin.

Erdogan, në një fjalim para parlamentit turk, tha qartë: “Nëse vendet evropiane duan të zgjidhin çështjen, ata duhet të mbështesin përpjekjet e Turqisë për zgjidhje politike dhe humanitare në Siri.”

Ideja e Erdoganit për mbështetjen për zgjidhjet “politike dhe humanitare” në Siri është të lejojë zgjerimin e territorit të Turqisë në pjesën më të madhe të Sirisë. Forma e kësaj mbështetje u bë më e qartë në takimin e Erdoganit në 9 mars me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Të dy diskutuan idenë e NATO-s për të ndihmuar Turqinë në Siri. Ata nuk arritën marrëveshje për një arsye të thjeshtë: Turqia, si Rusia dhe Irani, është një agresor në Siri.

Neni 5 i Traktatit të NATO-s parashikon që Turqi, nëse sulmohet, parashikon mbrojtje të ndërsjellë. Por Turqia nuk është sulmuar.

Skema e shantazhit të Erdogan mund të ketë sukses në marrjen e më shumë fondeve nga BE. Bisedimet e tij me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron vazhdojnë, dhe dy liderët e BE-së mund të “gjunjëzohen” ndaj kërcënimit të tij për të shkaktuar një fluks tjetër të refugjatëve.

Si në të gjitha rastet e tjera, Erdogan nuk do të jetë i kënaqur me fondet shtesë.

Kur të mbarojë pandemia e koronavirusit, Erdogan do të gjejë një krizë tjetër për ta shfrytëzuar. Ambiciet e tij, politike dhe gjeografike, nuk kanë kufij.

Jed Babbin,  zv.sekretar i Mbrojtjes në administratën e Bushit është autori i librit “Në fjalët e armiqve tanë”.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”