MENU
klinika

A do ta ndihmojë aleanca Erdoganin?

“Asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka vuajtur më shumë se Turqia”

10.03.2020 - 19:06

Presidenti i Turqisë të hënën u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s të mbështesin Turqinë në këtë kohë kritike.

“NATO është në një periudhë kritike në të cilën duhet të tregojë qartë solidaritetin e aleancës me Turqinë,” u tha Rexhep Tajip Erdogan gazetarëve gjatë një konference për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Aleatët tanë duhet të bashkëpunojnë me Turqinë pa diskriminim dhe pa parakushte politike, shtoi ai.

Turqia ka luftuar kërcënimet nga Siria dhe grupin terrorist Daesh / ISIS për gati një dekadë tani dhe është i vetmi vend anëtar i NATO-s që i vriten ushtarët, tha Erdogan.

Asnjë vend evropian nuk ka luksin të mos shqetësohet për konfliktet dhe dramën njerëzore në Siri, tha ai.

Ndërkohë shefi i NATO-s Stoltenberg tha “Asnjë aleat tjetër nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia. Asnjë aleat tjetër nuk pret më shumë refugjatë se Turqia”, duke vlerësuar përpjekjet e Turqisë për sigurinë e rajonit.

Ai gjithashtu e quajti Turqinë një aleat “të rëndësishëm” i cili “ka kontribuar në sigurinë tonë të përbashkët në shumë mënyra”.

Aleanca ushtarake ka investuar shumë në sistemet e raketave dhe bazave ushtarake në Turqi në vitet e kaluara, dhe vazhdon të kontribuojë në misionet ajrore dhe detare në Turqi, tha ai. “Aleatët janë të gatshëm të vazhdojnë të mbështesin Turqinë dhe të eksplorojnë se çfarë të bëjnë më shumë,” tha ai, duke riafirmuar angazhimin e bllokut për partneritet.

Stoltenberg shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për situatën e sigurisë në Siri dhe krizën e migrantëve.

“Regjimi i Asadit dhe Rusia shkaktuan vuajtje të papritura civile,” tha ai, duke shtuar se ai shpreson që armëpushimi në Idlib, i arritur javën e kaluar nga Turqia dhe Siria do të shndërrohet në paqe.

Sekretari i Përgjithshëm e quajti migracionin “një sfidë të përbashkët” dhe përshëndeti dialogun midis Turqisë dhe BE për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për krizën.

Muajin e kaluar Turqia njoftoi se nuk do t’i ndalojë më azilkërkuesit të arrijnë në Evropë, duke u ankuar se Bashkimi Evropian kishte dështuar t’i mbante premtimet e tij nga një marrëveshje e 2016 për migrantët, dhe paralajmërimin e një valë refugjatësh të ardhur nga Idlib.

Turqia aktualisht pret mbi 3.7 milion sirianë, duke e bërë atë vendin që pret më shumë refugjatë.

Firdevs Bulut, Havva Kara Aydın

Përkthyer dhe përshtatur nga Anadolu Agency/ konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Investime marramendëse në Moskë!

Jeta e re luksoze e familjes Assad

Izraeli në rrezik pas rënies së Assadit

Netanyahu urdhëron të pushtohet zona tampon e Sirisë

Rebelët rrëzojnë nga pushteti Bashar al-Assadin

Analiza: Çfarë pritet të ndodhë në Siri?

“Urdhërova ushtrinë të marrë në kontroll …“

Kryeministri izraelit përshëndet rrëzimin e Assad: Ditë historike!