MENU
klinika

Ndikimi i SHBA

A mund ta ‘dëbojë’ NATO Turqinë?

18.07.2019 - 19:46

Daulle për të dëbuar Turqinë nga NATO janë duke rënë në mënyrë të qëndrueshme qëkur Ankaraja filloi pranimin e furnizimeve S-400 nga Rusia javën e kaluar.

Zyrtarët e SHBA paralajmëruan Turqinë se S-400 ishte një kërcënim për sistemet e SHBA dhe kërcënuan të vendosnin sanksione dhe të përjashtonin Turqinë nga programi i përbashkët F-35. Megjithatë, Ankaraja vazhdoi.

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara konfirmuan dëbimin e Turqisë nga programi F-35 dhe Uashingtoni pritet të shpallë sanksion këtë javë.

Në një editorial të enjten, Bloomberg argumentoi se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është bërë gjithnjë e më luftarak ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

“Turqia, për të gjitha qëllimet, ka braktisur Perëndimin,” tha Bloomberg, duke i këshilluar vendet perëndimore që “të përgatiten të ecin pa të.”

Mendimi më me ndikim mund të jetë ai i Jed Babbin, ish nënsekretari i Mbrojtjes i SHBA.

kolana e librave

“Nëpërmjet këtyre veprimeve, Erdogan ka vërtetuar se është kundërshtari ynë”, shkruante Babbin të mërkurën në Washington Times, duke rekomanduar sanksionet, fundin e shkëmbimit të informacionit dhe, ndoshta më të rëndësishmin, dëbimin e Turqisë nga NATO. ”

Zyrtarët perëndimorë do të duhej të shqetësoheshin për personelin dhe pajisjet ushtarake perëndimore, si dhe bazat e NATO-s në Turqi. Si një anëtar i NATO-s që nga viti 1952, Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancë.

” Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Turqia mbetej një pjesë e rëndësishme e aleancës pavarësisht blerjes S-400, duke treguar kontributet e saj ndaj misioneve të vazhdueshme në Siri, Kosovë dhe Afganistan. “Turqia është një anëtar i rëndësishëm i NATO-s”, tha Stoltenberg në Forumin e Sigurisë së Aspen.

Nëse anëtarët e NATO-s shpresojnë të dëbojnë Turqinë, një veprim i tillë do të kalonte përmes Këshillit të Atlantikut të Veriut, organit të lartë vendimmarrës të organizatës. Vendimet përgjithësisht duhet të merren njëzëri.

Babbin i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të kërkojë dëbimin e Turqisë, gjë që mund t’i shtyjë zyrtarët evropianë të ndjekin atë.

Nga Ahval

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times

Erdogan mes dy zjarresh

Sistemi që po e 'ndan' nga Perëndimi

Erdogan: Sistemi rus i mbrojtjes vjen në korrik