MENU

Nga Project Syndicate

Erdogan, kundër NATO-s e SHBA-së për Putinin

05.04.2019 - 16:33

Megjithëse ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 1952, Turqia ka qenë prej kohësh një burim konfliktesh brenda kuadrit të mbrojtjes më të madhe perëndimore, për shkak të historisë së saj unike, pozitës gjeostrategjike dhe politikës së brendshme. Por duke ndjekur në mënyrë aktive lidhje më të ngushta ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë, Turqia po teston tolerancën e aleatëve të saj si kurrë më parë.

Ndërsa NATO shënon 70-vjetorin e themelimit të saj, po përballet me një krizë unike në historinë e saj. Turqia, një anëtare e NATO-s që nga viti 1952, ka përfunduar një marrëveshje për të blerë një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia. Nëse shitja do të realizohet, e ardhmja e anëtarësimit të Turqisë në aleancë dhe lidhjet e saj më të gjera me Perëndimin do të vihet në pikëpyetje.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, Turqia duket e vendosur të vazhdojë me blerjen e S-400. Dhe kjo, nga ana tjetër, ka provokuar kërcënime gjithnjë e më të ashpra nga SHBA. Deklaratat zyrtare sugjerojnë se Turqia mund të përballet me sanksione.

Për shembull, në muajin mars, katër senatorë amerikanë paraqitën një projekt-ligj dypartiak, i cili do t’i jepte fund pjesëmarrjes së Turqisë në programin F-35. Dhe, duke pasur parasysh ndjeshmëritë përreth teknologjive ushtarake të NATO-s në përgjithësi, shumë projekte të mbrojtjes dhe bashkëpunimit midis SHBA dhe Turqisë mund të ndërpriten gjithashtu.

Në fakt, marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë mund të shkaktojnë edhe sulmet e SHBA kundër kundërshtarëve të Amerikës nëpërmjet Aktit të Sanksioneve, gjë që do të sillte sanksione jo vetëm në sektorin e saj të mbrojtjes, por edhe në industrinë e saj të brishtë financiare.

Masat e tilla padyshim do të përkeqësojnë tensionet që tashmë janë ndërtuar midis Turqisë dhe SHBA/ NATO. Por megjithë retorikën e nxehtë nga të dyja palët, ende ka kohë për zgjidhje kreative. Në vitin 2015, Turqia anulloi një marrëveshje të ngjashme me Kinën për sistemin e raketave HQ-9, dhe zgjodhi të bashkëpunonte me prodhuesin italian. Pra, nuk ka asgjë që ndalon Turqinë nga marrëveshja me Rusinë.

Mosmarrëveshja lidhur me S-400 është thjesht shembulli më i fundit se si çështjet ushtarake kanë krijuar një përçarje ndërmjet Turqisë dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Dhe interesat e brendshme të industrisë së mbrojtjes janë vetëm njëra pjesë e gjithë historisë. Turqia dhe Perëndimi po kalojnë një ndarje politike, strategjike dhe gjeopolitike.

Si një fuqi rajonale, Turqia gjithnjë e më shumë ndjen një ndjenjë të ankthit të statusit kundrejt Perëndimit. Ndërsa anëtarësimi i saj në NATO është bërë një burim i një konflikti të vazhdueshëm, perspektivat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë zhdukur tërësisht.

Rusia nuk mund ta zëvendësojë Perëndimin si një partner ekonomik dhe tregtar. Dhe përveç pakënaqësisë së përbashkët ndaj Perëndimit dhe bashkëpunimit ushtarak në Siri, ka shumë pak gjëra që i bashkon Turqinë dhe Rusinë. As aspiratat e tyre gjeopolitike as aleancat e tyre rajonale nuk janë të ngjashme.

Herët a vonë, Turqia do të përfundojë e ngecur mes aleatëve të saj të mëparshëm dhe partneriteteve të saj të brishta. Kur kjo të ndodhë, ajo nuk do të mund të mbështetet tek asnjëri prej tyre.

Galip Dalay është një studiues në Universitetin e Oksfordit dhe një ish-anëtar i IPC-Mercator në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”