MENU
klinika

Paralajmërimet

Erdogani zemëron SHBA-në. Blen sistemin mbrojtës raketor rus

06.04.2019 - 17:40

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se vendi i tij do ta blejë sistemin mbrojtës raketor nga Rusia.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erdogan tha se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik.

Një ditë më herët, zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence kishte paralajmëruar se Turqia po rrezikon anëtarësinë e saj në NATO nëse e blen sistemin rus, që për Uashingtonin është një kërcënim për avionët amerikanë.

Sidoqoftë, Presidenti turk tha se Ankaraja e ka shqyrtuar më herët edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, por se oferta e SHBA-së “nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë”.

kolana e librave

erdogan-trump

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja më SHBA-në

Erdogan: Ose do bëhemi, ose vdesim!

Arrestimi që tensionoi marrëdhëniet

Erdogan ‘shuplakë’ Trumpit:Jemi të pavarur!