MENU
klinika

Mbushen spitalet covid 1 dhe 3

Drejt hapjes spitali Covid 4

21.09.2021 - 17:34

Gati 90 % e kapaciteteve spitalore në dy spitalet covid janë ezuruar. Janë më shumë se 240 të shtruar në këto spitale ndërkohë që kapacitetet totale janë 270 shtretër.

Ministria e shëndetësisë po behët gati për hapjen e spitalit covid 4.

Spitali “Shefqet Ndroqi” ose si njihet ndryshe covid 2, nuk është vendosur ende nëse do të hapet për pacientët me koronavirus.

Sipas bluzave të bardha në Sanatorium ka aktualisht 70-80 të shtuar që po trajtohen për probleme të rënda në mushkëri kryesisht sëmundje tumorale, ndaj nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të kthehet në spital covid.

Në dy spitalet covid, infektiv dhe në covid 3, numrin më të madh të të shtuarve e ka Tirana, me 70 pacientë, prej të cilëve 7 janë në terapi intensive. Elbasani renditet pas Tiranës, për numrin e të shtuarve, edhe pse ka pak raste aktive, të shtuar janë 34 pacientë.

27 pacientë janë nga Durrësi, prej të cilëve 3 janë në terapi intensive. Në total këto tre qarqe kanë mbi 60% të të shtuarve në spitalet covid. Me përjashtim të Dibrës që nuk ka asnjë pacientë, të shtruar në spitalet covid ka nga të gjitha qarqet e tjera të vendit.

Zheji: Nuk shënjestronte qeverinë shqiptare, por…

Përballja frontale e Ramës me Rai3/ Minxhozi: S’duhej t’i telefononte

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!