MENU
klinika

Udhëzimi/ Investimet në bujqësi dhe lejet e ndërtimit

Aplikimet që tejkalojnë afatin, skualifikohen

21.09.2021 - 18:59

Sipërmarrjet që kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur për tu mbështetur me financim nga fondet e ministrisë së Bujqësisë për masat e investimeve në rastin e ndërtimeve/rikonstruksioneve, kanë edhe 10 ditë afat për të siguruar lejen përkatëse të ndërtimit në varësi të investimit sipas legjislacionit në fuqi.

Udhëzimi i fundit i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave, tashmë në fuqi, përcakton se leja duhet të sigurohet para lidhjes së kontratës por jo më vonë se 70 ditë kalendarike nga data e përfundimit të aplikimeve, pra data 24.6.2021. Sipas udhëzimit, dorëzimi i këtij dokumenti mund të bëhet edhe pas afatit të përcaktuar, por jo më vonë se data 30 Shtator 2021.

Po ashtu theksohet se aplikantët që dorëzojnë lejet pas afatit 24 Qershor 2021, por jo me vonë se 30.9.2021, do të renditen pas aplikantëve që kanë dorëzuar lejet brenda datës 24 Qershor 2021.

Mosdorëzimi i lejes së miratuar brenda muajit Shtator përbën kriter skualifikues. Po ashtu, udhëzimi në fjalë detajon se investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës dhe se dorëzimi i dokumenteve përtej afatit të përcaktuar është kriter skualifikimi, me përjashtim të lejes së ndërtimit.

Masat që kërkojnë leje ndërtimi apo rikonstruksioni janë ato për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 (gjashtë) deri në 10 (dhjetë) dhoma dhe për investime në agro turizëm kundrejt planit të biznesit ku financohet 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5- 10 milionë lekë për subjekt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Pikturë e qëndisur nga fermerët...

“Eksportet bujqësore do t’i çojmë mbi 1 miliardë USD”