MENU
klinika

Flet mjekja shqiptare në Gjermani

“Pse jeni larg dozës së tretë dhe vaksinimit të fëmijëve?”

21.09.2021 - 21:42

Pavarësisht se studimi më i fundit i kryer nga imunologë dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik flet për një imunizim në masën 73% të popullsisë në Shqipëri, për mjekët jashtë vendit, nuk ka vend për optimizëm. Drejtuesja e kësaj federate, mjekja Aurora Dollenberg thotë se shifra prej 20 për qind e popullsisë së vaksinuar, nuk është e kënaqshme.

“Per fatin e keq shifrat flasin vet përsa kohë që popullata shqiptare është vetëm 20% e vaksinuar nuk mund të flasim për një situatë optimiste sidomos në kushtet kur shkollat kanë fillur hapjen e tyre, universitetet prandaj ndodhemi sot dhe tek qendra universitare e Tiranës sepse akoma edhe universitete nuk e kanë dritën jeshile se si do procedohet nëpër auditore, dhe se si doj etë dhe jeta universitare e mjekëve të rinjt dhe specializantëve dhe prandaj mund të themi që jemi akoma në një situatë shumë delikate”.

Dollenberg shprehet se Shqipëria është ende larg vaksinimit me një dozë të tretë përforcuese si dhe tek fëmijët mbi 12 vjeç.

“Doza e tretë vlen vetëm për vendet që kanë arritur tashmë 80% e vaksinimit të popullatës. Shqipëria po flasim që vetëm 20% kanë marrë dy doza, pra jemi shumë larg minimumit për dy dozat e para dhe doza e tretë as nuk diskutohet për këtë vit mbase për vitin tjetër. Vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjec ka filluar prej disa muajsh dhe po bëhet me sukses në pjesën më të madhe të vendeve europiane. Mjafton të përmend Gjermaninë që 80% e fëmijëve të cilët e vizitojnë tashmë shkollën e kanë marrë vaksinën ndërkohë që në Shqipëri jemi në përqindje shumë herë më të ulta”.

Ndërsa kryetari i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj flet për shtim të thirrjeve telefonike për trajtime në banesë, gjatë javëve të fundit. Sa i përket protokollit të trajtimit të COVID, ai thotë se ai është përditësuar, por ende nuk ka një protokoll standard.

“Nuk ka një protokoll të mirëfillt anti-covid që mund të themi që kjo është skema, këto janë ilacet, e dimë shumë mirë që këto janë mjekime simptomatike që i përshtaten sëmundshmërisë. Për këtë arsye ne si Qendër Kombëtare, si Ministri e Shëndetësisë vendosëm shtesën e ekipeve që shkojnë në banesë që bëjnë trajtimet edhe në banesë dhe shumë prej tyre po bëhen. Në këtë moment janë nga 450 vizita, rreth 120 janë vetëm për COVID, nga të cilat mbi 50% e tyre trajtohen në banesë”.

Federata e mjekëve në Europë kërkon më tepër trajnime të personelit mjekësor në kuadër të përballimit të pandemisë së COVID-19.