26.09.2021 - 22:41
Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore, pikë të plota 18, 16 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar, Napoli është perfekt në këtë start të Serie A. Të kaltrit mundën sonte 2-0 Cagliarin në stadiumin “Maradona”.
Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Osimhen shfaqet sërish protagonist, teksa shënon që në minutën e 11-të. Goli i katërt në këtë sezon, duke u shfaqur në rolin e një goleadori. Me këtë gol mbyllet pjesa e parë.
Në të dytën është Insigne ai që qetëson më shumë të tijtë në minutën e 57’, teksa tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Napoli administron mirë ndeshjen dhe merr fitoren e radhës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 6
Lazio fiton derbin, Mourinho humb përballë Sarrit
Serie A, Java 6