Aktorët e njohur, George Clooney dhe Brad Pitt, të cilët në të kaluarën kanë luajtur bashkë në plot shtatë filma, po planifikojnë të rikthehen sërish në ekran të madh në projektin e ardhshëm të regjiyorit, Jon Watts.
Jon përveçëse regjizor do të shkruaj edhe skenarin, ndërsa dy aktorët e famshëm do t’i portretizojnë rolet kryesore, si producentë, përmes kompanive të tyre, “Smokehouse Pictures” dhe “Plan B Entertainment”.
Sipas medias “Hollywood Reporter”, kompanitë filmike “Sony”, “Lionsgate”, “Apple”, “Netflix”, “Amazon”, “Annapurna”, “Universal”, “MGM” dhe “Warner Bros.”, që të gjitha janë të interesuara ta realizojnë këtë projekt, i cili mund t’ua fitojë aktorëve një pagë prej më shumë se 20 milionë dollarë.
Nuk janë bërë publike më shumë hollësi rreth fiilmit të ri të aktorëve, temës që e trajton apo datës së lançimit nëpër kinema.
Gjatë vitit 2022 pritet të dalin nëpër kinema 3 filma të ri të Brad Pittit, të cilët janë, “Bullet Train”, i cili e “Babylon”, ku Pitt luan krahas aktores australiane Margot Robbie dhe “The Lost Cty of D”, ku aktori do ta ketë një rol të vogël krahas yllit të njohur të kinematografisë, Sandra Bullock.
Ndërsa Clooney-t pritet që në fund të këtij vitit t’i dalë projekti, “The Tender Bar”, ku ai është regjizori, e rolin protagonist e luan aktori, Ben Aflleck.
Në fund të vitit 2022, publiku mund ta shoh ribashkimin e George Clooneyt me Julia Roberts, në komedinë e re romantike me titull, “Ticket to Paradise”.