MENU
klinika

“Kordoni i madh me yll i medaljes''

Rama nderon Qosjen: Dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare!

27.09.2021 - 14:32

        “Çështja Shqiptare”, eseja e Rexhep Qosjes në vitin 1995, u përkthye dhe u botua në Francë, nga shtëpia botuese ”Fayard”  Këtu, Qosja do të deklaronte:

«Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës, në radhë të parë me ideologjinë fetare islame»

Vepra e Rexhep Qoses shtrihet në prozë – tregime dhe romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Veprat “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më flijojnë”, “Bardha”, “Çështja shqiptare – historia dhe politika” dhe “Populli i ndaluar” janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Drama të tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, të Shqipërisë, në disa qendra në ish-Jugosllavi dhe në Europë.

Shkrimet e tij publicistike të botuara në shtypin kroat e slloven, kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1981, shënojnë fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë. Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

 Në nder të veprimtarisë shumë të pasur, po kaq esenciale të “Rilindasit të fundit”, Rexhep Qosja – gjatë vizitës në Kosovë, Kryeministri i akordon akademikut, titullin: Kordoni i Madh me Yll i Medaljes. Rama vlerëson figurën atdhetare dhe letrare të Rexhep Qosjes, duke theksuar se është dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare.

Më tej, kryeministri kujton kur Qosja njëherë e kritikoi me një artikull “Opozitë me duar në xhepa”, pasi Rama si kryebashkiak i Tiranës, kisthe vizituar një kantier të një shkolle në Tiranë.

Ai thotë se, artikulli i dhembi atëherë dhe prej asaj kohe, nuk i mban më duart në xhepa.

‘’Është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh.

T’i shprehësh mirënjohjen e të vlerësosh një njeri të admirueshëm, do të thotë të marrësh uratën e tij. S’ka se sit ë mos më lumturojë, aq më tepër që jamë kryeministri më i mirë mes artistëve, kurse profesori ësthë më i vetëdijshmi i një gjuhe e një kombi.

Vetëdija atdhetare e Qoses është tipari dallues i një intelektuali dhe patrioti të palëkundur, zotni burrë, i shqipes.

Qëndron në kohë si shembulli gjurmimit të së mirës së përbashkët, në një vend ku zhurmat dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik. Ka qenë shumë vite më parë, kur asokohe nxënës në Liceun Artistik, mes rafteve të lejuara nga censura komuniste më ra në dorë ”Anatemia e kulturës”. Nuk e di sa herë i jam kthyer faqeve të atij libri, ishte i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër.

Përçonte një aromë krejt tjetër nga botimet shabllone të kritikës së marksizëm leninizmit. Qysh atëhere u vura në gjurmët e autorit të atij libri. Më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare. Kur flitej për Barletin e Çeçovin, mua më shfaqej Qosja.

Kur vetë jeta e tij e ndërkallur në atdheun e tij, në rrahjen e pulsit të kombit të vet, ështën jë libër i shkruar me ndërgjegjen.

Megjithëse profesori i meriton të gjitha, krejt prej meje dhe të tjerëve, për mua Rexhep Qosja hyn ndër ata njerëz që jam me fat ta quaj veten bashkëkohës dhe është privilegj.

Mbetet për mua, një përjetim i 2018-ës, një moment i veçantë përbashkues kombëtar rreth kujtimit e përkujtimit të Skënderbeut, në 550-vjetorin e kalimit të tij në amshim. Qosja dhe Kadareja u bënë kumbar. Ai pranoi në intimitet, në kullën e librave të tij, simbolin e vogël të vitit mbarëkombëtar që e vuri në jelek, në krahun e zemrës.

Kur e pashë sot atë foto, yllin në krahun e zemrës, pata ndjesinë që simboli do ta kishte jetën e gjatë.

Ky symbol është ai i medaljes së kryeministrit të Shqipërisë, që kam nderin t’ia dorëzoj sot, profesorit dhe bashkë me kryeministrin e Kosovës, bash me 85-vjetorin e lindjes së tij. Mbase sot është dita dhe të nxjerr diçka shumë personale, për të thënë se, nga koha kur ishta në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa.

E kam fjalën për njëherë, kur gjatë përurimit të një shkolle në Tiranë, kur ishta dhe kryetar opozite, kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe një vëzhgues i imtë, më kritikoi me një artikull ”Opozitë me duart në xhepa”. Nuk e fsheh dot. Dihet botërisht, që kritikët e mi e dinë që nuk më bëjnë kritikë. Por mua, le të më gjejnë një foto me duar në xhepa, gjatë vizitave të mia në kantier. Besojeni ose jo, menjëherë më kujtohet Qosja, me atë artikullin qortues dhe i heq direkt. Siç thotë profesori, “njeriut i duhet t’i dhembë diku, vetëm budallenjve nuk u dhemb asgjë”. E pra, që atëherë më dhembi dhe kurrë më, duart në xhepa.

Qosja, nuk e ka fuqinë vetëm te gërmat, por i rendit njeriu që e ka mishëruar me forcën e shembullit, fjalën e dhënë të rrugëtimit aspak të lehtë, të një jete që, fatmirësisht, shpresoj të jetë më e gjatë. Më kujtohen dhe disa kritika, që do të ishte mirë t’i merrja personalisht.’’- tha Rama.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!