27.09.2021 - 15:59
Teksa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën, “BalkanWeb” ka zbardhur axhendën e takimeve që zyrtarja e lartë do të ketë me krerët e shtetit.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb”, se nesër në orën 09:00 pritet që Ursula von der leyen të takohet me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku do të ketë edhe një ceremoni zyrtare.
Ndërkohë, fill pas takimit me Ramën, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë. Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.