MENU
klinika

“Zogj që fluturojnë”

Çfarë dimë deri më tani për njollat e diellit

28.09.2021 - 11:45

Nga të gjitha karakteristikat e Diellit, njollat e tij janë edhe ato më të njohurat për ne. Ato janë dalluar përpara shpikjes së teleskopit dhe dikush i referoheshin si “zogj që fluturojnë”.

Por, sigurisht nuk ka zogj që fluturojnë pranë Diellit, ndryshe do të shndërroheshin në mish të pjekur. Temperatura në sipërfaqen e Diellit ose siç njihet ndryshe, fotosfera, shkon deri në 6.100 gradë Celsius. Ndërsa njollat e tij arrijnë deri në 4.400 gradë Celsius, pra cilësohen si më të ftohta, ndaj dhe duken më të errëta pasi kontrastojnë me pjesën tjetër të sipërfaqes.

Origjina e tyre është ende e panjohur, por njollat diellore kanë fusha të fuqishme magnetike dhe duken si stuhi gjigande solare. Stuhia e parë diellore është dëshmuar më 1 Shtator 1859 nga Richard C. Carrington, i cili pa një gejzer me gazra të nxehtë në sipërfaqen e Diellit, të shkaktuar nga një shpërthim i papritur energjie. Nga kjo, u bë një lidhje midis shpeshtësisë së njollave dhe madhësisë së stuhive. Ato ndodhen në përpjestim të drejtë; sa më shumë njolla, aq më të mëdha stuhitë.

This image provided by NASA shows the sun releasing a M1.7 class flare associated with a prominence eruption on April, 16, 2012. This image was taken by the Solar Dynamics Observatory. This visually spectacular explosion occurred on the sun’s Northeastern limb (left) and was not Earth directed. (AP Photo/NASA/SDO/AIA)

Njeriu që zbuloi ciklin solar ishte Heinrich Schwabe. Cikli diellor zgjat 11 vjet, gjatë këtyre viteve aktiviteti i stuhive arrin maksimumin e tij dhe fusha magnetike kthehet në anën e kundërt. Më pas, Dielli kthehet sërish në minimum përpara se të nisë cikli i radhës. Që prej asaj kohe, çdo gjë që mund të mendohet është shqyrtuar lidhur me ciklin 11-vjeçar: bursa, luftërat, epidemitë, çmimi i uiskit e deri te pjelloria e kafshëve me gëzof në Kanada!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN