Conmebol dhe UEFA kanë zyrtarizuar këtë të martë se qershorin e ardhshëm do të luhet ndeshja e parë zyrtare mes fitueses së Kupës së Amerikës, Argjentinës së Messi-t, dhe fitueses së Euro 2020, Italisë.
Siç lexohet në faqen zyrtare të Conmebol, “organizimi i kësaj ndeshje bën pjesë e shtrirjes së bashkëpunimit mes Conmebol dhe UEFA-s, që përfshin veçanërisht kategoritë e futbollit të femrave, futsal dhe të rinjtë, shkëmbimin e arbitrave dhe programet e formimit teknik”.
Mbetet vetëm për t’u përcaktuar vetëm vendi ku do të zhvillohet finalja e madhe ndërkontinentale. Dy janë opsionet, në stadiumin e Napolit q quhet “Maradona” ose në stadiumin e “Bonbonera” të Boca Juniors.