MENU
klinika

Data dhe vendi ku do të luhet

FIFA jep miratimin për trofeun “Superkupa Maradona”

14.07.2021 - 13:14

“Superkupa Maradona” do të zhvillohet. Mungonte vetëm miratimi i FIFA-s, dhe në fund sapo ka mbërritur. Data për t’u përcaktuar nuk duket problem.

Ideja e një sfide midis dy kombëtareve që kanë fituar Kampionatin Evropian dhe Kupën e Amerikës erdhi si ide pas penalltisë së fundit të ekzekutuar në “Wembley” për një sugjerim të një sfide midis Italisë dhe Argjentinës.

Këto dy shtete kanë karakterizuar karrierën e Diego Armando Maradonës, për të luajtur në Napoli, në qytetin e tij të dytë. Data mbetet për t’u vendosur, dhjetor 2021 ose janar 2022.

Trofeu jo rastësisht do të quhet “Kupa Maradona” dhe do të zhvillohet në stadiumin e Napolit, që menjëherë pas ndërrimit nga jeta e “El Pibe de Oro” stadiumi “San Paolo” u quajt “Diego Armando Maradona”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN