MENU
klinika

"Ka qenë një histori e vërtetë"

Lori Hoxha rrëfen të preferuarit e saj nga Big Brother ndër vite

01.10.2021 - 11:38

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Lori Hoxha ka zbuluar mjaft detaje interesante nga “Big Brother VIP” e jo vetëm. Ajo nuk ngeli pa përmendur dhe edicionet e kaluara të “Big Brother”.

E pyetur se cilat janë episodet më të dashura nga “Big Brother” në Shqipëri, Lori veçoi marrëdhënien mes Bjordit dhe Adelës. Ajo e cilësoi si një një histori të dhimbshme po aq sa dhe të bukur dhe të vërtetë.

“Siç e thashë unë kam qenë shumë e vogël kur filloi “Big Brother”. Ka disa gjëra që më kanë ngelur në memorie edhe pse në atë kohë unë nuk e shihja shumë sepse kisha një moshë më të vogël dhe nuk më lejohej shumë. Unë mbaj mend më shumë se çdo gjë, marrëdhënien e Bjordit me Adelën. Ka qenë një histori e dhimbshme po aq sa e bukur dhe e vërtetë. Dhe kjo është ajo që më ka ngelur më shumë në memorie. Po ashtu vlerësoj shumë personazhet femra që ka pasur “Big Brother” ndër vite. Atë kohë mendoj se është dashur shumë guxim që ta marrësh si iniciativë. Dhe më vjen shumë mirë që është marrë përsipër nga vajzat që kanë qenë në “Big Brother” ndër vite. Kanë treguar shumë avancim.”