MENU
klinika

Akuzohen për dy vepra penale

Sot jepet vendimi për shokët e Aldi Ramës

01.10.2021 - 13:50

Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç janë dy shokët e Aldi Ramës që do të dalin sot para Gjykatës së Lezhës pasi ishin të pranishëm në vrasjen e Saimir Hoxhës.

Ata akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Marku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhja”.

Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë.

Shefi i krimeve Leonard Palushi ndaloi drejtuesin Armando Marku, i cili zbriti që t’i japë dokumentet, së bashku me Kristian Sherin. ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbriti. Saimir iu drejtua pasagjerit dhe i kërkoi të zbresë sepse do kontrollohej.

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme: “Unë nuk jam për kontroll”, më pas nxori armën dhe e qëlloi. Ai kaloi në sedijen e shoferit dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes. Policia nisi kontrollet për gjetjen e tij dhe në momentin kur kuptoi se ishte rrethuar nga efektivët, Aldi Rama qëlloi veten dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ndërsa shokët e tij thanë se s’ishin për një cigare kanabis, dhe nuk e dinin që shoku kishte armë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN