MENU
klinika

Makina e autorit gjendet e djegur në Balldren

Ekzekutohen me armë zjarri dy persona në Elbasan

04.10.2021 - 20:03

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, në një lokal pranë një pike karburanti, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Luleve. Viktimat janë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

Çollaku dhe Bitri kanë qenë duke lëvizur me këmbë, në momentin që janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje.

Plumbat i morën jetën në vend Çollakut, ndërsa Bitri mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spital disa minuta më vonë.

Çollaku rezulton i dënuar nga Gjykata e Modenas me 23 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe “prodhim e mbajtje armësh pa leje”.

Ndërsa, Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.

Ndërkaq, një makinë mësohet se është gjetur e djegur në fshatin Balldren të Elbasanit. Dyshohet se automjeti i përket autorit, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas vrasjes së dyfishtë.

Policia po sekuestron kamerat e sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan