Një tjetër sportist i famshëm i ka dhënë fund karrierës së tij. Basketbollisti spanjoll Pau Gasol, një nga ikonat e këtij sporti, ka vendosur të tërhiqet në moshën 41-vjeçare.
Ai ka fituar thuajse gjithçka në karrierën e tij si profesionist, duke shkëlqyer edhe në NBA, ku fitoi dy tituj kampionë me Lakers. Ai ka fituar edhe 1 titull kampion bote, dy medalja të argjendta olimpike dhe 3 Europianë me Spanjën. Gasol numëron edhe 3 kampionate spanjollë me Barcelonën dhe një “Copa del Rey” po me katalanasit.
“Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë pas shumë vitesh, por mendoj se kishte ardhur koha e duhur për t’u larguar. Doja që ta mbyllja karrierën duke qenë aktiv, duke luajtur dhe jo me ndërhyrje kirurgjikale dhe paterica”, tha Pau Gasol.
Querido baloncesto, gracias por todo.
Dear basketball, thank you for everything.
Estimat bàsquet, gràcies per tot.
❤️🏀 pic.twitter.com/I6TemPrA5T
— Pau Gasol (@paugasol) October 5, 2021
Gasol ka luajtur për 18 sezone në NBA (nga 21 si profesionist), duke marrë pjesë 6 herë edhe në “All Star Game”. Karrierën më të madhe e kaloi me Lakers, mik i ngushtë me Kobe Bryant, ndërkohë që ka luajtur edhe me Memphis, Chicago, San Antonio e Milëaukee.