MENU
klinika

NBA

Basketbollistët që nuk vaksinohen, do t’u mbahet rroga

05.10.2021 - 13:17

NBA dhe NBPA (shoqata e basketbollistëve) kanë rënë dakord që të gjithë lojtarët e pavaksinuar, të cilët nuk do të luajnë një ndeshje të sezonit të rregullt për shkak se nuk kanë kryer vaksinën, do t’u mbahet 1/92 e rrogës për çdo ndeshje që ata mungojnë.

Sipas NBA-së, deri më tani është vaksinuar 95% e lojtarëve dhe vetëm 5% refuzojnë ta kryejnë vaksinën. Ata nuk do të mund të luajnë në ato vende ku vaksina është e detyrueshme për të marrë pjesë në evente sportive e kulturore.

Më i fundit nga basketbollistët “big” që ka kryer vaksinën është Andreë Wiggins, që luan me Golden State. “Ishte një vendim i vështirë, por nuk kisha zgjidhje tjetër”, tha Wiggins.

Ndërkohë, ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, që ende nuk e ka kryer vaksinën, rrezikon të humbasë 381 mijë dollarë për çdo ndeshje që nuk luan (paguhet 35 milionë dollarë në sezon). Në Nju Jork, ku i zhvillon ndeshjet Brooklyn, vaksina është e detyrueshme për të marrë pjesë në evente sportive.