Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo, që të dy jetuan në vitet 1400 dhe 1500, krijuan vepra arti që janë studiuar nga shumë persona për shekuj me radhë, kryevepra që ende admirohen nga miliona sot. Ata ishin bashkëkohës dhe e njihnin njëri-tjetrin, por personalitetet e tyre nuk mund të mos ishin më të ndryshme se kaq./Konica.al
Da Vinçit i pëlqente të punonte për një kohë shumë të gjatë në projekte, e gjithçka vetëm për të hequr dorë prej tyre, sipas “Live Science”. Përjashtimi i vetëm ishte, kur ai po punonte me një statujë bronxi, e cila përfundoi e copëtuar nga forcat pushtuese, gjë që nuk ishte faji i tij. Sipas “The Guardian”, ai nuk përfundoi as pikturën e tij më të famshme: “Mona Liza”./Konica.al
Sidoqoftë, nuk mund të mohohet shkëlqimi i tij. Mikelanxhelo, nga ana tjetër, ishte një artist shumë prodhues, i cili njihej për skulpturat dhe pikturat e tij, përfshirë ato në Kapelën Sistine në Vatikan, piktura të cilat përfshinin “Krijimi i Adamit” dhe skena të tjera nga “Libri i gjenezës”. Puna që bëri atje gjatë katër viteve bëri që t’i përkeqësoheshin sytë për shkak të sforcimit./Konica.al/ Që të dy gjenitë, megjithëse ishin padyshim artistët më të mirë të kohës së tyre, madje ndoshta më të mirët në histori, nuk ishin aq të dashur për njëri-tjetrin. Kjo filloi në 1503 dhe 1504 kur të dy u porositën të bënin një pikturë në Firence. Në fillim të shekullit të 16-të, në të njëjtën dhomë, në Sallën e Këshillit të Palazzo Vecchio në Firence, krah për krah në të njëjtin mur, Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo Buonarroti u punësuan për të pikturuar dy skena beteje, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Leonardo ishte ngarkuar të pikturonte “Beteja e Anghiari”, një skenë nga luftrat e shekullit të 15-të midis Firences dhe Milanos, kurse fiorentini shumë më i ri u ngarkua të pikturonte “Beteja e Cascina-s”, e cila u zhvillua midis Firences dhe Pizës në shekullin XIV, në të njëjtin mur të Sallës së Këshillit.
Kësisoj, edhe pse e paimagjinueshme, Leonardo kishte një rival.
Mikelanxhelo kishte personalitet të vrazhdë
Le të themi se rivaliteti i tyre nuk ishte në konkurrencë lufte, po më shumë si qesëndisje e vazhdueshme. Që të dy ishin të ashpër me njëri-tjetrin në lidhje me porositë. Nëse ata do të jetonin në kohët moderne, pa dyshim që do këpusnin broçkulla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Sidoqoftë, ishte më shumë Mikelanxhelo, ai që bëri përplasjen verbale me Da Vinçin sesa anasjelltas. Kjo mund të ketë ndodhur pjesërisht edhe për faktin se ai ishte shumë më i ri se Da Vinçi, si rrjedhojë mund ta ketë shtyrë papjekuria e rinisë drejt tij. I pëlqente të fliste për atë sesa i ngadalshëm ishte Da Vinçi, kur ishte fjala për projektet, nga ana tjetër piktori më i vjetër i dha material, duke mos e përfunduar pikturën e porositur, për të cilën ata konkurronin. Rafaelo, një tjetër artist i madh i kohës, qe gjithashtu një objektiv i shpeshtë i përbuzjes së tij, i cili, ia ktheu me të njëjtën monedhë.
Po ashtu, Mikelanxhelos nuk i pëlqente aspak shoqëria e shumë njerëzve. Ai jetoi një jetë shumë, shumë modeste, duke u përqëndruar shumicën e kohës vetëm në artin e tij. Kjo mungesë e ndërveprimit shoqëror, mund ta ketë bërë atë mjaft të ashpër rreth epërsive. Vlen të theksohet se që të tre shquheshin për mjaft ego, gjë e cila do të përforconte çdo ofendim ose lëndim ndjenje. Ajo që mund t’i qetësojë është, se në ditët e sotme që të tre mbahen mend për madhështinë e tyre në art./Konica.al