Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano mori këtë të enjte zyrtarisht detyrën, në një ceremoni ku paraardhësi i tij Ardi Veliu i la stafetën duke i uruar suksese në vijim.
“Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai im, ish oficer policie.
Në këto dy dekada në radhët e policisë nga pozicioni më i ulët në detyrat më të larta kam kuptuar që ky institucion është pjesë krysore e jetës sime që kërkon angazhim e përkushtim të lartë në cdo detyrë.
Sfidat për policinë janë të shumëfishta. Puna e rezultatet pozitive të arritura nga paraardhëësi im kanë nevojë të çohen përpara. Qytetarët presin nga policia e shtetit standarte të tjera, reagime e sjellje në zgjidhjen e problemeve të tyre. Ne do bëjmë maksimumin për t’i arritur.
Kërkoj prej tyre ta konsiderojnë organizatën tonë si një partner. Roli i tyre është i pazëvendësushem në suksesin e punës sonë. Do jem inkurajues që bashkëpunimi qytetar polici sa të vijë edhe të intensifikohet. Prioritet i imi do jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjithë agjencitë ligj zbatuese në vend, partneret ndërkombëtar dhe misionet që asistojnë policinë shqiptare.
Ne synojmë një polici më të trajnuar, me kapacitete të shtuar në fushën e dixhitalizimit, mirë menaxhim i cdo burimi njerëzor bazuar në meritokraci, që janë
parakushtet për një hap cilësor që do e rendiste shpejt policinë shqiptare krah policive evropiane”.