MENU
klinika

Ndeshja sot në 20:45

Si pritet të luajë Shqipëria ndaj Hungarisë, Reja ka dy dilema

09.10.2021 - 11:20

Kombëtarja shqiptare do të përballet ndaj Hungarisë sot në stadiumin “Pushkash Arena” në orën 20:45, sfidë shumë e rëndësishme e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Nga ajo që është parë në seancat e fundit stërvitore, Reja mund të bëjë dy ndryshime, një në mesfushë dhe një në sulm. Çekiçi pritet të zërë vendin e Bajramit, me fantazistin e Empolit që kësaj here mund ta nisë nga stoli.

Forma e mirë e Uzunit ka bërë që Reja të gjejë vend edhe për beratasin, duke lënë në pankinë Rei Manajn, pasi Cikalleshi mbetet i padiskutueshëm në majën e sulmit. Mbrojtja nuk lëviz, kur sulmojmë do të jetë me 3 dhe kur mbrohemi me 5.

Konkretisht Elseid Hysajn në të djathtë dhe Lorenc Trashi në të majtë, ndërsa treshja e qendrës me Ismajlin, Kumbullën dhe Gjimshitin. Në mesfushë, Klaus Gjasula dhe Keidi Bare, së bashku me Çekiçin do të jenë mushkëria e ekipit ndaj Hungarisë.

Reja do të ketë alternativa në të tre repartet, Balliun, Dermakun, Mihajn, Veselin dhe Lenjanin në mbrojtje, Ramadani, Çokaj dhe Bajramin në mesfushë, ndërsa Brojën me Manajn në sulm.