MENU
klinika

Kapiteni Etrit Berisha

“Jemi pranë ëndrrës, shpresoj te fitorja me Hungarinë”

08.10.2021 - 18:19

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Hungarisë, kapiteni i kuqezinjve, Etrit Berisha, doli në konferencën për shtyp ku u shpreh ndër të tjerat de vetëm fitorja mban në lojë Kombëtaren shqiptare…

PA TIFOZË –  “Të them të drejtën kemi lozuar për dy vite pa tifozë dhe me siguri ishte trishtim të luajë pa ta, tani që sapo u kthyen prap do luajmë pa ta.

Futbolli është për tifozët, dhe një fitore po qen tifozët do të ishte e madhe, kënaqemi shumë kur ka tifozë. Jemi të përqëndruar në ndeshje, dhe nuk mendojmë shumë në këtë aspekt, mendojme të bëjëm ljën dhe të marrim fitoren”.

VAZHDIMËSIA – “Unë mendoj që këto lojëra na kanë ndihmuar shumë dhe ta shikojmë nivelin e kundërshtarit, jemi të sigurtë që mund të bëjmë gjëra të mëdha, e kemi dëshmuar.

Fitorja me Hungarinë na ka dhënë vetbesim për të vazhduar ëndrrën. Shpresoj të jetë dhe një fitore e radhës, që do të ishte mjaft e madhe na afron te ëndrra. Na afron në lojën me Poloninë që besoj se do të jetë edhe më e lehtë për ne”.

PIKAT MË TË FORTA TË KUNDËRSHTARIT – Atëhere edhe më herët e kam cekur që dhe Hungaria ka lotjar të mirë. Arma e tyre kryesore është ekipi. Ndoshta mund të mos kenë yjë që veçohen, or kanë grupin. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja palët.

Do të fillojmë nga ajo ndeshje, ku mendoj se bëmë ndeshje të mirë sa i përket aspektit defensiv dhe kemi pasur raste në sulm. Shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm dhe të fitojmë ndeshjen”, u shpreh kapiteni Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN