MENU
klinika

Si do të luhaten temperaturat

Shi në të gjithë vendin, në male nis dëbora

10.10.2021 - 07:59

Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në Qendër dhe Jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta debore në majat e maleve.

Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm te motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Verior- Verilindor duke gjeneruar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferik do të jenë prezentë në pjesën më të madhe të ditës në Repubikën e Kosovës duke sjell kthjellime dhe vranësira të pakta.

Por në orët e mbrëmjes pritet që vranësirat të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara do të jenë në Lindje të vendit.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë, Republika e MV mbetet në ndikimin e një sistemi të dendur vranësirash i cili sjell reshje shiu në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët në vijim parashikohet që kushtet atmosferike të përmirësohen gradualisht, duke sjell ndërprerje të reshjeve në territor.

Zhvillimi i disa mini ciklonëve mbi detin Adriatik dhe Jon sjellin në Rajonin e Ballkanit rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afat shkurtra ere. Gjithashtu dhe në vendet Nordike vranësirat do të zhvillohen dhe do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa Europa Lindore dhe Qendrore do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!