Tre vjet pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas, duke se prokurorët e çështjes kanë dalë në një përfundim. Protothema raporton se sipas buletinit kryesor të lajmeve të ANT1 përfundimi i hetuesëve është se minoritari grek Kaçifas kreu vetëvrasje!
Burime jozyrtare, duke cituar këto raporte, thanë se seanca për të përfunduar hetimin u mbajt nga gjyqtarja Suela Daçi.
Në këtë proces ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, kërkuan që të informoheshin për aktet hetimore, pra ekspertimin mjeko -ligjor dhe balistikën e armës. Sipas legjislacionit të shqipërisë, anëtarët e familjes kanë të drejtë të kërkojnë rishikim të pretendimeve të Prokurorisë.
Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.