Tradita e ekspozitës ”Ditët e fotografisë”, troket këtë vit, nga Pogradeci i liqerit në Tiranë, si një segment special i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ”Dea Open Air”, ky i fundit në edicionin e tetë.
Ekspozita e sivjetme e ”Ditët e fotografisë”, titulluar ”Etno 2021”, vjen e kuruar nga Ardian Fezollari, i cili ka përzgjedhur 13 artistë.
Përmes fotografisë, ata shpalosin vlerat etnografike të mbarë trevave shqiptare, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe nga trojet e arbëreshëve të Italisë.
Fotografët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Allmi Suka, Ahmet Axhushi, Ardian Fezollari, Edison Miraka, Elvi Kote, Evis Imeraj, Fahredin Spahija, Florim Ibrahimaj, Orjeta Myzeqari, Mario Caliva, Salih Jonuzi, Saimir Ahmeti, Shkelzen Rexha.
”Etno 2021” do të vijë me katalogun ekskluziv, për t’u çelur mbrëmjen e 15 tetorit, në orën 18:00, në ambientet përpara Akademisë së Arteve, në kryeqytetin shqiptar.