MENU
klinika

"Kjo është tallje"

Grekët rikthejnë “Katsifasin” dhe kapin “mat” policinë shqiptare

13.10.2021 - 10:11

Minoritari Konstantinos Katsifas rikthehet sërish në çështje nga mediat greke. Pak ditë pasi prokuroria e Gjirokastrës pushoi hetimet duke e cilësuar vetëvrasje dhe gjykata e ktheu dosjen, gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull minoritarit që vdiq në Bularat tre vite më parë.

Ekzaminuesi mjekësor që kontaktoi familja minoritare nga Bularati i Gjirokastrës u shpreh se nuk mund të cilësohet vetëvrasje. “Vendimi i prokurorit është një tallje.

Askush nuk bën vetëvrasje duke qëlluar veten dy herë në zemër” tha ai. Eksperti që mori familja e Katsifas, ishte njëri nga personat që u lejua që të shikonte trupin e pajetë në morg tre vite më parë. “Imazhi i trupit nuk tregonte vetëvrasje” tha ai.

“Kathimerini” shkruan se tre vite më parë dy oficerë grekë patën takime me ndërlidhësin e policisë greke, zyrtarë të ambasadës greke, por edhe kreun e policisë shqiptare, i cili kishte dhënë një informacion të detajuar mbi ngjarjen.

“Ajo që u tha ishte se policia shqiptare veproi në përputhje me rregullat dhe hapi zjarr ndaj Katsifas ndërsa ata ishin në mbrojtje ligjore. Askush nuk përmendi asgjë për vetëvrasje” tha një burim kompetent i policisë për gazetën greke.

“Megjithatë, ekzaminuesi mjekësor shqiptar që kishte kryer autopsinë në raportin e tij, i cili përfshihet në dosjen e çështjes i atribuon vdekjen e 35-vjeçarit vetëvrasjes” mbyllet artikulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dendias urdhër ambasadës greke

“Monitoroni hetimin për Katsifas”


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi