MENU
klinika

Ato kanë aftësi më tepër t’ju dëmtojnë juve

8 rreziqet shëndetësore që na vijnë nga përdorimi i pilulave të dobësimit!

18.10.2021 - 07:40

Pilulat e dobësimit janë një tundim i vërtet për të gjithë ata që kanë dëshirë të humbasin peshë. Nuk ka pilula magjike që mund t’ju dobësojnë. Ato kanë aftësi më tepër t’ju dëmtojnë juve.

Prandaj në këtë artikull, ju rendisim më poshtë 8 rreziqe shëndetësore që ju vijnë nga përdorimi i këtyre pilulave:

Mëlçi e dëmtuar

Shumë njerëz luftojnë për humbjen e peshës në të gjithë botën, por dieta dhe ushtrimet shpesh nuk janë të mjaftueshme për disa prej tyre, kështu që ata kërkojnë shtesa dietike siç janë pilulat. Shumë njerëz injorojnë efektet anësore të këqija që disa nga këto pilula mund të kenë si dëmtimi i mëlçisë.

Probleme me veshkat

Veshkat janë një tjetër viktimë e këtyre pilulave për humbje peshe. Këto pilula ndikojnë në mos-funksionimin normal të tyre.

Pagjumësi ose përgjumje 

Të qenit i përgjumuar  ose pagjumësia është një tjetër efekt anësor i mundshëm i pilulave dietike. Shumë prej tyre përmbajnë stimulues që mund t’ju mbajnë të zgjuar natën, veçanërisht nëse tashmë keni marrë stimulues të tjerë si kafeja.

Presioni i lartë i gjakut

Një pilulë dietike e njohur si Ephedra mund të shkaktojë një numër efektesh anësore. Presioni i lartë i gjakut është një prej tyre, sipas ‘Klinikës Mayo’. Për fat të mirë, është i ndaluar nga FDA.

Diarre

Disa pilula që përmbajnë yndyrë mund të shkaktojnë diarre. Dhe të kesh diarre për një periudhë të gjatë kohore mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse i gjithë uji që humbni shkakton dehidratim dhe humbje të elektroliteve. Nëse vazhdon për më shumë se disa ditë, është më mirë të telefononi mjekun tuaj.

Gjakderdhje

Disa ilaçe për humbje peshe mund të shkaktojnë isheminë e zorrës së trashë, e njohur edhe si gjakderdhje rektale. ‘Phentermine” është një nga ato ilaçet që vjen me këtë efekt anësor edhe pse është miratuar për përdorim afatshkurtër për të humbur peshë. Eshtë e rëndësishme të mos merrni më shumë sesa doza e rekomanduar dhe të mos e zgjasni periudhën e kohës që e merrni.

Përshpejton rrahjet e zemrës

Pilulat dietike kanë një efekt të ngjashëm me amfetaminën që rrit së tepërmi rrahjet e zemrës suaj. Nëse keni probleme me zemrën që nuk i dini, pilulat dietike do t’jua zbulojnë ato.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës të shpeshta janë gjithashtu një efekt anësor i marrjes së pilulave dietike./neps.al