Rritet bilanci i viktimave të tragjedisë në Genova. Mediat italiane raportojnë sot se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 41.
‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal.
Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.
Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të gërmojmë për të katërtën ditë radhazi nën rrënojat. Tashmë në listën e të zhdukurve janë edhe dy persona të tjerë.
Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.