MENU
klinika

COVID-19

Vaksinimi, Silva Bino e konfirmon: Shumë shpejt do të nisë aplikimi i dozës së tretë

20.10.2021 - 09:17

Personat mbi 60 vjeç dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera, siç mund të jenë sëmundjet kronike apo ato malinje, do të injektojnë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, konfirmoi se vendimi për aplikimin e dozës përforcuese është marrë nga Komiteti i Imunizimit dhe shumë shpejt pritet të nisë nga zbatimi.

DOZA E TRETË

Sipas Binos, vaksinimi me dozën e tretë do të kryhet sipas radhës. Kjo do të thotë që ata të cilët ishin në vijën e parë të vaksinimit do të kenë mundësi të marrin edhe një dozë të tretë, për të minimizuar riskun e infektimit. Studimet kanë treguar se me kalimin e muajve, niveli i antitrupave bie, ndaj edhe është parë e udhës injektimi i dozës përforcuese. Pavarësisht mosdakordësisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila e udhëhequr nga parimi për të garantuar akses të barabartë në sigurimin e vaksinave anti-Covid kërkoi shtyrjen e vendimit, shumë shtete europiane, përfshirë edhe SHBA-në, kanë nisur prej disa muajsh aplikimin e dozës së tretë për grupe të caktuara të popullatës të cilat janë më të riskuara nga koronavirusi. Krahas aplikimit të së njëjtës vaksinë, po shikohet mundësia edhe e vaksinave të kombinuara. Një gjë e tillë nuk ka marrë ende aprovimin nga autoritetet shëndetësore, por teza e parashtruar nga ekspertët është se përmes kombinimit të vaksinimeve mund të sigurohet një mbrojtje më e lartë ndaj koronavirusit. Kjo do të thotë që personat të cilët kanë kryer dy doza të vaksinës kineze “Coronavac” mund të kryejnë një dozë të tretë të “Coronavax” ose të “Pfizer”. Nga ana tjetër pritet po ashtu që shumë shpejt Ministria e Shëndetësisë të japë aprovimin për vaksinimin me një dozë të fëmijëve mbi 12 vjeç.

SITUATA

Lidhur me situatën epidemiologjike, e marta ka sjellë një trefishim të rasteve pozitive me COVID-19. Kështu, në 24 orët e kaluara janë raportuar 616 persona të infektuar nga rreth 3700 testime të kryera. Tirana mban edhe peshën kryesore me 220 raste të reja, e ndjekur nga Fieri me 53 raste dhe Lushnja me 31. Prej disa javësh shifrat e infeksionit në vend vijojnë të jenë relativisht të larta, ndërsa rritje kanë njohur edhe fatalitetet. Dje autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar 12 humbje jete. Ndërkohë, në spital numri i pacientëve të shtruar ka pësuar rënie. “Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67- 88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar.

BIRN: Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga politika shqiptare

Trump shënoi rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë!

Cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA?

Çfarë ndodh me çështjet e tij penale dhe civile

Donald Trump, i pandehuri i parë për krime i zgjedhur president!

Çfarë ndodh me Dhomën e Përfaqësuesve?

Republikanët kanë presidencën dhe Senatin

Kur pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit

Me 8 emigrantë në bord, niset drejt Shqipërisë anija Libra!