MENU
klinika

Ja tri nismat e propozuara nga demokratët

PD depoziton sot në Kuvend draftin për ndryshimet kushtetuese!

20.10.2021 - 09:19

 Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend draftin për ndryshimet kushtetuese. Ajo kërkon të zhbëjë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga maxhoranca pa dakordësinë e PD-së dhe LSI-së.

Po ashtu, amendimi tjetër që kërkon të bëj PD-ja në Kushtetutë është rikthimi i komunave dhe Reforma Territoriale. Sakaq, Partia Demokratike do të tentojë edhe një herë që të sanksionojë me ligj vetingun e politikanëve, por jo vetëm. Nisma u publikua ditën e hënë nga Basha përballë Grupit Parlamentar, ndërkohë ditën e djeshme kreu i PD-së mblodhi grupin e punës, deputetët e Komisionit të Ligjeve dhe pas disa diskutimesh, drafti u vendos të depozitohet pa ndryshime, ndonëse pati rezerva nga deputeti Bylykbashi. Ndërkohë, burime nga brenda mbledhjes pohuan se drafti i PD-së nuk ka prioritet interesat e PD-së, por të rikthejë zgjedhjet e lira. “Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër, burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë për kthimin e legjitimitetit: te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pra, nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Nga ecja përpara e këtyre iniciativave përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por çdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit”, tha Basha brenda takimit.

NDËRKOMBËTARËT

Mesazhin e kreut të PD-së brenda mbledhjes se tri nismat kushtetuese janë në interes të qytetarëve e përforcoi edhe numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp. Bardhi bëri me dije gjithashtu se për draftin që ata do të depozitojnë janë në dijeni edhe partnerët ndërkombëtarë, ndërkohë që ftoi maxhorancën që të mendojë në interes të shqiptarëve.

“Sot (dje) grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet. U ra dakord për të gjitha çështjet që grupi parlamentar autorizoi dhe vendosi që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të tria propozimet që unë përmenda. Vetingun e politikanëve, Reformë Territoriale dhe Reformë Zgjedhore. Të tria çështjet, e ripërsëris, nuk janë çështje të interesit për Partinë Demokratike, janë çështje në interes të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur momenti dhe është ekzaktësisht ky momenti për të siguruar që në institucionet më të larta shtetërore në Parlament, në qeveri, në institucionet kushtetuese të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar dhe persona që nuk janë të korruptuar dhe nuk kanë vënë pasuri të paligjshme për shkak të funksionit, sikundër edhe një Reformë Zgjedhore të plotë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një Reformë Territoriale që çon shërbimet atje ku qytetarët janë dhe anasjelltas, siç është aktualisht pushteti vendor. Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje për hallet që kanë qytetarët. Ne nuk shohim interesin e PD-së, por të qytetarëve. Maxhoranca, me gjithë problemet që ka, duhet t’i kthehet interesit të qytetarëve. Ky është momenti. Janë propozime që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve? Kemi pasur, kemi dhe do të ketë një proces informimi mbi çdo propozim të bërë nga Partia Demokratike me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Bardhi.

BIRN: Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga politika shqiptare

Trump shënoi rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë!

Cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA?

Çfarë ndodh me çështjet e tij penale dhe civile

Donald Trump, i pandehuri i parë për krime i zgjedhur president!

Çfarë ndodh me Dhomën e Përfaqësuesve?

Republikanët kanë presidencën dhe Senatin

Kur pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit

Me 8 emigrantë në bord, niset drejt Shqipërisë anija Libra!