MENU
klinika

Ja ç'duhet të dini

A duhet t’i lani rrobat pas çdo here që i vishni?

21.10.2021 - 07:20

Ju mund të jeni të fiksuar pas pastërtisë, por mos mendoni se po bëni mirë duke i larë rrobat më shumë seç duhet. Të gjithë duam të veshim rroba që bien erë të mirë, por nëse e kaloni masën do të sakrifikoni bluzen a fustanin e preferuar.

Si përfundim, sa herë mund t’i veshim para se t’i hedhim për të larë?

– Reçipetat: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë

– Të brendshmet: Pas çdo veshjeje

– Çorapet: Pas çdo veshjeje

– Veshjet sportive dhe ato të plazhit: Pas çdo veshjeje

– Xhinset: Pasi t’i keni veshur 5-6 herë. Edhe pse ka disa artikuj që thonë se sa më pak aq më mirë.

– Bluzet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë

– Fustanet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë

– Streçet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë

– Pantallonat, fundet dhe pantallonat e shkurtra: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë

– Xhaketat: Pasi t’i keni veshur 5-6 herë

– Palltot: 1 herë në 2 muaj

– Pizhamat: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë

Sigurisht kjo nuk vlen për incidentet apo djerësitjet e papritura që kërkojnë larje të menjëhershme.

Burimi: Pop Sugar