MENU
klinika

“Deputetët të largohen si gjyqtarët nëse…”

Mark Marku: PD ka ndrshuar qasje ndaj drejtësisë!

21.10.2021 - 17:45

Analisti Mark Marku ka komentuar nismën e vettingut në politikë të kërkuar nga Partia Demokratike për të cilën shprehet se është e domosdoshme.

Në një instervistë për News24, ish-deputeti demokrat thotë se deputetët duhet të deklarojnë pasuritë, dhe në momentin që konstatohen parregullsi, ata të largohen si gjyqtarët dhe prokurorët.

I pyetur lidhur me qëndrimet e PD-së ndaj institucioneve si SPAK-u apo gjykatat, Marku shprehet se demokratët kanë ndryshuar qasje ndaj sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, kjo vjen pasi në fund të fundit, drejtësia është ajo që kemi, dhe pavarësisht të metave që mund të ketë, duhet respektuar.

“Drejtësia është objekt diskutimi dhe në vendet europiane por prapë aty do të shkojnë. Drejtësinë përderisa të ekzistojë, do jesh i detyruar ta respektosh. Dhe ne do të duhet të shkojmë nëse kemi probleme ligjore. Përveçse në sistemin e drejtësisë, nuk mund të zgjidhësh gjërat. Korrupsioni është ushqyer nga politikanët, që është një nga problemet në këto 30 vite. Ka politikanë më të pasur se biznesmenë. Unë mendoj se PD ka ndryshuar qasjen ndaj drejtësisë. Ajo do të duhet bërë. Është ajo e deklarimit të pasurive, por aty nuk ka investigim. Ne nuk kemi asnjë politikanë të dënuar deri më tani. Pasuria publike është grabitur këto 30 vite, kryesisht nga politikanë dhe njerëz të lidhur me politikën, funksionarë të administratës shtetërore, dhe duhet të japin përgjigje. Kjo pasuri duhet t’i kthehet qytetarëve. Në momentin që personat e përfshirë në politikë dhe që merren me shpërndarjen e pasurisë publike, duhet të deklarojnë pasurinë e tyre. Edhe vetë qytetari korruptohet pasi nëse do të duhet të shkojë diku, duhet të paguajë. Duhen vendosur bazat e një sistemi që lufton korrupsionin, se nuk mund të fshihet menjëherë. Deputetët që janë, mjafton t’u verifikohet pasuria, dhe të ikin ashtu si ikin gjyqtarët” – tha Marku.

Mark Marku shprehet se Partia Demokratike e shtron reformën territoriale vetëm si çështje elektorale duke bërë llogari se ku fiton dhe ku humbet deputetë apo përfaqësues gjatë zgjedhjeve.

“Mua nuk më pëlqen që PD e shtron vetëm si çështje elektorale, sa deputet fiton dhe sa humbet. Me këtë sistem ka humbur. Gjithë reforma territoriale ka qenë e orientuar si hartë elektorale. Ajo që kam vënë re, kjo ndarje territoriale e pushtetit lokal e ka përqëndruar dhe më shumë pushtetin. Njësitë e një territori që mbulohet nga një bashki, nuk përfitojnë nga një taksë që kanë në zonën e tyre. Të gjitha taksat që mblidhen në një qark, shkojnë në investimet në qendër, dhe shumë pak në periferi. Shteti bën një sistem shpërndarje, aty ku ka më shumë taksa të mbledhura shkojnë në një vend ku ka më pak. Pushteti lokal i njësive të vogla, për të shkuar të marrë votën e banorëve atje, do të duhej të bënte investime. Me krijimin e njësive të mëdha, llogaritë bëhen aty ku ka më shumë banorë, do bëhen më shumë investime. Opozita duhet të ketë shqetësimin electoral, por duhet të ngrihet mbi modelin e qeverisjes vendore” – tha Marku.

Ish-deputeti demokrat gjithashtu ka komentuar dhe situatën brenda PD-së, për të cilën ka dhënë 3 skenare se si mund të përfundojë.

Kritika ka shprehur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të cilin shprehet se është konsumuar politikisht, por nuk e heq mundësinë e një rikthimi të këtij të fundit në krye të PD-së, çka për Markun do të ishte regres.

Ndërsa për kryedemokratin Lulzim Basha, Mark Marku shprehet se nuk ka dhënë ende një vision të qartë për të ardhmen e partisë.

“Unë jam shprehur, ajo çfarë shoh unë, gara e brendshme ka degraduar konceptin e lëvizjes brenda një partie për ta ndryshuar partinë. Jemi në kuadrin e një lufte personale, shkaktuar nga reagimet e Berishës. Për shkak se u godit po merr këto lëvizje. Shqetësimi personal, partia-pronë, po shfaq atë gjënë e vetë më të keqe, sepse partia e tipit të liderit e kam kundërshtuar. Vetë anëtarësia është e PD-së, është një fazë pothuajse depresive për shkak të humbjes, nuk e prisnim. Ekziston një mundësi që PD të ndahet, ekziston një mundësi që të kthehet pas, sepse Berisha në thelb, ka pasur të mirat e veta dhe të këqijat, por për moshën dhe konsumin e madh, mosha nuk ka shumë të bëjë, politika, Berisha është konsumuar, nuk ofron as zë më tepër. Ekziston një mundësi rikthimi negativ, regres nga pikëpamja politike. Basha ka problemet e veta, nuk po jep argumente të forta. Nuk po del me një vision dhe koncept se si do jetë PD. E katërta që nuk po shikojmë është të ketë një zhvillim traumatik. Do të duhet që Basha të fillojë të mendojë për ide më shumë se sa individë. Individi vdes dhe konsumohet, ndërsa partia jo” – shprehet Marku.

BIRN: Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga politika shqiptare

Trump shënoi rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë!

Cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA?

Çfarë ndodh me çështjet e tij penale dhe civile

Donald Trump, i pandehuri i parë për krime i zgjedhur president!

Çfarë ndodh me Dhomën e Përfaqësuesve?

Republikanët kanë presidencën dhe Senatin

Kur pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit

Me 8 emigrantë në bord, niset drejt Shqipërisë anija Libra!