MENU
klinika

P E R A N D O R I

I vetmi, Aleksandri i Madh!

22.10.2021 - 14:41

          Aleksandri i Madh ishte vetëm tridhjetë e dy vjeç kur vdiq./Konica.al

Përpos jetëgjatësisë, ai bëri emër përgjatë shekujve. Perandoria e tij shtrihej në tri kontinente, ndërsa ai ishte në të njëjtën kohë një sundimtar grek, një mbret persian dhe një faraon egjiptian. Aleksandri ishte një udhëheqës strateg, një komandant i pakrahasueshëm dhe një burrë i mençur, kulmimi i këtyre tipareve kaq të forta të personalitetit e bëri atë vërtet “të madh”. Disa nga përparësitë, që e bënë atë të dallohej vërtet nga liderët e tjerë në histori.

  1. Aleksandri kishte mësues Aristotelin

Askush nuk mund ta mposhtte.

Të rritesh nën ndikimin e atit të filozofisë, është vërtet marramendëse. Babai i Aleksandrit, Filipi II i Maqedonisë, punësoi Aristotelin si filozof oborri. Përveç detyrave në oborr, Aristoteli kalonte kohë me Aleksandrin e ri, duke i dhënë njohuritë bazë për matematikën, shkencat, letërsinë dhe filozofinë. Kështu, Aristoteli mund të ketë luajtur rolin kryesor në formësimin e mendjes së princit adoleshent, për t’u bërë luftëtari i madh që u bë.

  1. Aleksandri kishte një paraardhës po aq të madh

Historia dëshmon se shumica e udhëheqësve të mëdhenj, shpesh kanë një paraardhës të përkushtuar ose një këshilltar plot temperament.

Një fakt i tillë qëndronte edhe për Aleksandrin e Madh. I ati, Filipi, punoi fort dhe krijoi një superfuqi nga Mbretëria e Maqedonisë mes qyteteve të tjera të lashta greke. Ushtria maqedonase mburrej me kalorësinë e shkëlqyer, e cila mund të fitonte edhe betejat më të vrazhda vetëm me një falangë maqedonase./Konica.al/Kjo trupë përfshinte burra, që mbanin shtiza të larta që marshonin në formacione të lidhura ngushtë në disa rreshta. Trupa të ngjashme mbetën një strategji luftarake popullore në fushëbetejë për një kohë të gjatë në histori. Pas vdekjes së të atit, kur Aleksandri trashëgoi fronin, ai trashëgoi edhe një nga ushtritë më të forta në botë. Kontributet e Filipit i dhanë një shtysë të madhe Aleksandrit njëzetvjeçar, që të marshonte drejt armiqve dhe të pushtonte tokat pa hasur në pengesa të rëndësishme./Konica.al

 

  1. Aleksandri kishte në dispozicion Perandorinë e madhe Persiane

Prej disa shekujsh, rajoni i Mesdheut ishte nën kontrollin e Perandorisë së madhe Persiane, derisa kontrollin e këtij territori e mori Aleksandri.

Gjatë betejës së pushtimit të tokave mesdhetare, Aleksandri dhe 50 000 legjionarët e tij u përballën me ushtrinë e fuqishme persiane, me dy milionë e gjysmë ushtarë të kryesuar nga mbreti Darius III. Në një prej betejave të tyre, pranë qytetit Gaugamela në Persi, Aleksandri urdhëroi trupat e tij që të çorientonin trupat e Darit. E quajtur edhe “flijimi i pengut”, kjo strategji e Aleksandrit e detyroi Dariusin të shpërqendrohej, çka e lejoi Aleksandrin të vazhdonte me lëvizjen strategjike të radhës, duke filluar një sulm të plotë ndaj ushtrisë persiane. Pavarësisht pak në numër, Aleksandri e fitoi me sukses këtë betejë famëkeqe kundër Dariusit dhe ushtrisë së tij.

Nuk zgjati shumë dhe Dariusi u vra nga kushërinjtë e tij. Kjo kthesë e ngjarjeve e bëri Aleksandrin, mbretin e gjithëpushtetshëm të Persisë; perandoria e tij shtrihej në Iran, Irak, Palestinë dhe Afganistan./Konica.al