MENU
klinika

Shtypi francez më 1910

Qeveria turke kundër shkollave shqipe… “me shkronja latine”

24.10.2021 - 14:23

         “L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatorit 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pretekstin e mbylljes së shkollave shqipe në Elbasan dhe Korçë asokohe nga qeveria turke, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbyllja e shkollave shqipe


Nga korrespondenti ynë i veçantë

Kostandinopojë, 10 shtator.

Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke. Ajo urdhëroi mbylljen e shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë, me pretekstin se shkronjat latine, me të cilat mësohej gjuha shqipe në këto shkolla janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe Kuranin.

Thuhet gjithashtu, se shkolla të tjera shqiptare do të mbyllen.

Me pak fjalë, është e sigurt se, pas ekspeditës në Shqipëri, shqiptarët nuk do të kenë më shkolla shqiptare, me plot fjalën, dhe as që do të lejohen të mësojnë gjuhën e tyre me shkronja latine.

Ne duhet ta krahasojmë këtë vendim me një tjetër të marrë, sipas gazetave të Smirnës, nga ministria e Arsimit Publik. Kjo e fundit, në fakt, ka ndaluar mësimin e gjuhës greke në shkollat turke, në vilajetin e Aïdinit.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim thelbësisht të gabuar, sepse mënyra e vërtetë për të tërhequr jomyslimanët në shkollat turke, domethënë në ato të shtetit, është të mësosh aty gjuhët amtare të këtyre jomuslimanëve, duke ruajtur turqishten, natyrisht, si gjuhën e parë në shkollë.

Duket se, me këto vendime të gabuara, turqit duan ta bëjnë Evropën të besojë, krejt gabimisht, se ata kanë një plan sekret për të turqizuar racat e ndryshme të Perandorisë. — P./Darsiani.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Neoshqiptarizma - një intervistë imagjinare

“Branko Merxhani: Pse nuk po dalim prej periudhës komuniste?”

Nga SHBA-ja tek Zvicra e Australia

‘Vatrat’ arbëreshe nëpër botë