MENU
klinika

Homazhet për 35 vjeçarin

Varrimi i Kacifas/ Greqia thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje

08.11.2018 - 11:52

Pak orë para funeralit të 35-vjeçarit Konstandinos Kacifas, qeveria greke iu ka bërë një apel qytetarëve të saj.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje shtetasve grekëve që kanë shkuar në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kacifas që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt.

Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat për të nderuar të vdekurin janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”.

Për të shmangur incidentet në të dy anët e kufirit në Kakavijë si policia greke ashtu dhe ajo shqiptare por ushtrojnë kontrolle të imtësishme.

Madje nga pala shqiptare janë kthyer disa persona të dyshuar si ekstremistë grekë. Ndërkohë autobusë të shumtë nga Greqia vazhdojnë të mbërrijnë në Bularat.