MENU
klinika

“Të gjithë bëni gati valixhet”

Banorët e BB penalizohen pas thyerjes së rregullave

25.10.2021 - 12:02

Duke qenë se banorët e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri kanë thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun, do të ndëshkohen nga “Big Brother”.

Personazhet VIP kanë fikur herë pas here mikrofonin apo i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit për të mos i dëgjuar askush, mirëpo ky veprim do të dënohet.


Sonte, në shtëpinë e Big Brother ka ardhur një zarf, të cilin e ka lexuar Sheila.

“Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të Big Brother, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë.”- është shkruar në zarf.