Lihen në fuqi masat për të arrestuarit për tenderin 7 milion lekë në Bashkinë e Durrësit.
Trupa gjykuese ka vendosur “arrest në burg” për shtetasit: Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi.
“Arrest në shtëpi” është dhënë për shtetasen Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen Elona Rami.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Personat e arrestuar kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me këtë tender dhe se kanë kryer vetëm detyrën. Sakaq, trupa gjykuese pranoi kërkesën e prokurorisë.
Tenderi 7 milion lekë për shkallët e zjarrfikëses çoi në arrestimin e tetë personave, mes tyre gjashtë zyrtarë në bashkinë e Durrësit. Operacioni u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas SPAK, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020 për blerje autoshkalle për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin.