Sot, u bë ceremonia mortore e një banditi shqiptar i konvertuar në grekë, ose të një greku të dëshpëruar, që ngriti armët kundër forcave të armatosura e rendit kushtetues shqiptar.
Nuk po bëj listën e shkeljeve ligjore qe ka bere ky bandit, por dua të merrem me spektaklin mortor që ngjason, padyshim, me ato mesjetarët e primitiv. Sot, disa bandit të tjerë grekë, shqiptarë të shitur për pensione e me shkallë të lartë injorancë, erdhën t’i bënin nderimet e fundit një banditi tjetër që, për shkak të banditizmi të tij dhe mendimeve të tij primitive, humbi jetën në moshën më të mirë për të jetuar.
Sot, u përdhos uniforma ushtarake e një vendi anëtar të NATO.
Sot, një bandit që ngriti armët kundër forcave të rendit të një tjetri vendi anëtar të NATO, u varros me uniformën ushtarake greke.
Kush ishte ky mesazhe? Ky mesazhe ishte një njollosje për Forcat e Armatosura të Greqisë dhe për të gjitha standardet e NATO, e cila, në themel kanë paqen, sigurinë e demokracinë, si dhe nenin 5 të Traktatit, parimin “Të gjithë për një e një për të gjithë”.
Në çfarë beteje ra ky banditi grek i fantaksur dhe i helmuar nga propagande shoviniste? Kundër kujt luftoi ky person? Pse duhet te luftonte? Nëse ky na qenka minoritar çfarë të drejtash i janë mohuar që duhej të flijohej?
Por, çuditë nuk kanë të sosur, nuk munguan edhe ata që quhen eurodeputetë? Sa absurde dhe qesharake në të njëjtën kohe! BE-ja që është ndërtuar keq e gabim, paguan deputetë që janë kundër saj, pro pushtimeve e nacionalizmave. Si mund të pranohen në BE apo në Parlament Europian persona që identifikohen me Agimin e Artë dhe që simbilozojnë politikën e këtij të fundit?!
Në mesin e këtij mozaiku të turpshëm që dëshmon primitivitetin e Greqisë dhe të grekëve nuk munguan as deputetë shqiptarë. Mes tyre ishte dhe Vangjel Dule.
Kush është mesazhi që ai jep, duke qenë përfaqësues i populli? Ai është kundër rendit kushtetues të Shqipërisë dhe cenon sovranitetin! A nuk duhet të përjashtohet dhe t’i hiqet mandati vetëm për shkak të pjesëmarrjes?!
Në Greqi kemi me shumë se 1 milion arvanitas pa llogaritur shqiptarët e shkuar atje vitet e fundit! E dini çdo të thotë për Greqinë, nëse këto rreshtohen kundër rendit kushtetues në Greqi? Po nëse vdesin dhe ne të shkojme të gjithë atje t’i veshim me uniformën ushtarake shqiptare dhe me flamurin shqiptar e t’i konsiderojmë heronj? Po nëse turqit apo vllehët do të bënin të njëjtën gjë?! Si nuk e kuptojnë grekët që me primitivitetin e tyre nacionalist-shovinist po krijojnë precedentë të rrezikshëm që, nesër ose pasnesër, do ju peshojnë rëndë në supe?! Çfarë do të bënin grekët, nëse çamët, të dëbuar padrejtësisht, kthehen me flamuj shqiptar, aq më këq të armatosur, në trojet e tyre të dëbuar padrejtësisht?
Ja pra! Kjo është logjikë primitive, që grekët dëshmuan sot në një skenar turpi, duke lartësuar një bandit, i cili, në fakt nuk duhet të përfaqësojë as shqiptarët, as minoritarët e as popullin grek.