MENU
klinika

Fondi Kulturor Zvicerian

Dokumentohet vallja e Rrajcës

06.11.2021 - 14:16

Me mbështetjen e Fondit Kulturor Zvicerian një grup koreografësh të rinj, po riinterpretojnë dhe dokumentojnë trashëgiminë kulturore të Rrajcës, veçanërisht vallen e famshme origjinale dhe ritualet e dasmave që vijnë nga shekujt e kaluar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan, ndau sot foto nga koreografët e rinj të cilët i bëjnë jehonë trashëgimisë kulturore.

“Ju uroj një fund jave të bukur me këto foto nga “Vallja e Rrajces” me balerinët Danja Kovaçi, Sara Dyrmishi, Bronilda Memaj, Daniela Gjuraj, Sara Hasani, Erta Sina, Erjon Vatnikaj, Halit Baçinofki, Uesli Alushi, Pllum Vatnikaj, Kristjan Kavalli, Sadik Peçi nën drejtimin e koreografit Artan Ibërshimi”, tha Balla.

Ai shtoi se dy këngëtaret polifonike të Rrajcës, Emliha Hana dhe Emliha Molla, i dhanë ngjyra shtesë kësaj dite.

“Rigjallërimi i trashëgimisë kulturore sjell një sens përkatësie dhe krenarie për komunitete si Rrajca jonë e dashur”, tha Balla.