MENU
klinika

SHQIPTARI!

”Marco Botzaris, 1848”

07.11.2021 - 14:50

           Giuseppe Bellisario – ”Marco Botzaris, 1848”

Marko Boçari, 1848 – nga Giuseppe Bellisario

 

Populli shqiptar i këndoi trimit suliot:

Moj kalaja në Janinë

mos qaj për vezir Alinë

për pallën që drithmën mori

Rumelia vetë Stambolli.

Se doli Marko Boçari

trimi qe s’e qaste varri

që sulej si vetëtimë

në Kapnesh, mbi osmallinjtë.

Jepi Marko kapedani

se nuk do të dali xhani

pa t’u thye jatagani

shqiponjë e këtij vatani.

Çamëria kur dëgjoi

se u vra Marko fajkoi

ra në zi e ra në goj

kënga i mbeti në gojë.

Sheshi u mbush me dafina

kur në sup dymbëdhjet’ trima

mbanin Sulin, ngrinin malin

kapedan Marko Boçarin.

 

Vargjet shqip shkruar në shekullin XIX:

Kjo gjuha arbërishte

është gjuhë trimërie

e fliti Admiral Miauli

Boçari dhe gjithë Suli

 

Ndërsa Naim Frashëri, do të shkruante për shqiptarët heronj të revolucionit grek të 1821-t

E kush e bëri Morenë, (Greqinë)

Gjith shqiptarë qenë,

S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )

Xhavela e Miauli?

Shqiptar, bir shqiptari,

Me armët e Shqipnis.

I u hodhën themeli Greqis.